Qeveria e Mitsotakis merr “bekimin” e parlamentit grek

AKTUALITET


Qeveria e re kryeministrit Mitsotakis në Greqi ka marrë votëbesimin e parlamentit grek duke u mandatar në detyrë.

158 deputetë nga 300 të pranishëm në sallë kanë votuar pro qeverisë së re duke miratuar edhe programin qeverisës të Kryeministrit të ri grek, ndërsa kundër kanë votuar 142 deputetët e pesë partive të tjera opozitare. Përveç debateve politike të deputetëve të kampeve kundërshtare me interes ishte edhe debati politik mes kryeministrit Mitsotakis dhe kreut të opozitës Aleksis Tsipras

“Z. Tsipras do t’ju kërkoja të hynit në makinën e kohës dhe të uleni me këmbë në tokë sot. Zgjedhjet u mbajtën më 7 korrik dhe i humbët  ato. Dhe për shkak se përmendët shumë nga deklaratat e mia publike që kam përmendur, për fundin e populizmit, dua t’ju them se populistët dhe gënjeshtarë ju thotë  shumica e popullit grek e tregoi këtë në zgjedhje”, tha kryeministri i ri grek Kyriakos Mitsotakis në fjalën e mbajtur në parlament.

Ndërsa lideri i opozitës Syriza, ish kryeministri Aleksis Tsipras iu përgjigje duke thënë se qeveria e re erdhi në pushtet përmes populizmit nacionalist, nacionalizmit, përçarjeve dhe akteve ekstreme.

Opozita ka kritikuar ashpër programin ekonomik të qeverise dhe dygjuhësinë e konservatorëve sidomos në Marrëveshjen e Prespës.



Skip to toolbar