Tritoli ndaj monumentit të nacionalistit minoritar, Thimio Loli në bashkinë e Finiqit, ka nxitur edhe reagimin e Athinës zyrtare. Me anë të një komunikate për shtyp, Ministria e Jashtme Greke ka shprehur keqardhjen për ngjarjen dhe ka kërkur gjetjen e autorëve nga autoritetet shqiptare.
“Ministria greke e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e saj për shpërthimin e monumentit dhe e dënon fuqishëm. Ngjarja sfidon minoritetin kombëtar grek dhe në fund të fundit marrëdhëniet greko-shqiptare. Duhet të hetohen menjëherë dhe autorët të vendosen para drejtësisë”.
“Presim që pala shqiptare të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur duke rikthyer ndjenjën e sigurisë së Pakicës Kombëtare Greke. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Greke, si dhe Autoritetet Konsullore në Shqipëri, po ndjekin nga afër këtë rast” mbyllet deklarata e Athinës zyrtare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Greke.
Ndërkohë, organizata ‘OMONIA’, ka shkuar më tej duke kërkuar nga shteti shqiptar që këtë praktikë të dhunimit të memorialit, të trajtohet si “organizatë terroriste”. “Nga ana e jonë si një akt të tillë e denoncojmë dhe drejtojmë thirrjen tonë autoriteteve kompetente shtetërore ta trajtojnë me praktikën adekuate të organizatës së strukturuar terroriste që frymëzohet nga urrejtja nacionale dhe vepron me metodat e terrorizmit Islamik”.