Mbrojtësi Hezus Vajeho, sezonin e ri nuk do të aktivizohet me Real Madridin. Lojtari është huazuar tek Uolverhemton.
Mbrojtësi dëshironte më shumë minuta dhe vendosi të huazohet në Angli, me shpresën se do të aktivizohet më shumë. 22-vjeçari u bashkua me Real Madridin, nga Real Zaragoza në vitin 2015 dhe sezonin e fundit zhvilloi vetëm shtatë paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Edhe gjatë sezonit 2016-2017, spanjolli luajti i huazuar tek Aintraht Frabkfurti, për tu kthyer tek madrilenët pas një viti, me shpresën se do të fitonte një vend titullari, por që nuk ndodhi. Ai tani do të nisi një aventurë të re në Premier Ligë, ku dëshiron të arrijë objektivat me skuadrën e re.
Huazimi i mbrojtësit përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, dhe Vajeho do të kthehet sërish në Spanjë, me dëshirën e madhe se do të ketë vend në formacion.