Skënderbeu “në ajër” për vendimin e CAS, por nis përgatitjen për sezonin e ri

Më të fundit


Skënderbeu pas lënies në fuqi të dënimit nga CAS është në mes të katër rrugëve dhe askush përfshirë edhe drejtuesit nuk e di se çfarë do të ndodhë me ekipin për sezonin e ardhshëm. Aktualisht me sa mësohet nga Korça, ideja është që të formohet një ekip i ri, i cili do të nisë rrugëtimin nga Kategoria e Dytë dhe të mbajë një emër të përafërt me Skënderbeun, por kjo hipotezë ka pro por edhe shumë kundër.

Në një situatë të tillë ku gjithçka duket në tym, sot klubi korçar me anë të një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se të hënën do të nisë grumbullimi. Aktualisht në kontratë me Skënderbeun janë shumë pak lojtarë, ndërkohë që ende nuk dihet trajneri, por sipas të gjitha gjasave do të jetë Bledar Devolli i cili së fundmi ndodhet në Korçë.





Skip to toolbar