Rama citon Bujar Asqeriun për teatrin: Boll se u teprua, dua teatër ri

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka vijuar të publikojë qëndrimet e artistëve që sipas tij janë renditur pro ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, ku këtë herë ka publikuar fjalët e Bujar Asqeriut, i cili edhe pse ka qenë një ndër protestuesit e parë në mbrojtje të teatrit, pas transparencës për projektin, ai është pro ndërtimit të teatrit të ri.

“Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem sepse është sëmundje. Nga ajo godinë ku vdiqën shokët e mi, më duket se jam sëmurur edhe unë. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit, por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua!”, shkruan Rama, duke cituar Bujar Asqeriun.

Rama e ka cilësuar Asqeriun si zëdhënësi i fortë i protestës fillestare të artistëve. “Aktori i famshëm, Bujar Asqeriu, i përket një brezi të ndërmjetëm, mes mjeshtërve që themeluan Teatrin Kombëtar gjatë epokës komuniste dhe të rinjve, që erdhën në skenë kur regjimit komunist i erdhi fundi. Ai krijoi një galeri të pasur rolesh, në ekran dhe në skenë, duke fituar zemrat e respektin e publikut. Në këtë çështjen, “prishet nuk prishet” rrënoja e teatrit, Bujari ishte zëdhënës i fuqishëm i protestës fillestare; kur i tërë komuniteti u mblodh bashkë, për të garantuar vijën e kuqe të mosprekjes së territorit të Teatrit Kombëtar për ndërtime të tjera”, shprehet kryeministri Rama.

Por sipas kreut të qeverisë, pasi qeveria bëri transparencën dhe sqaroi se nuk do të preket trualli i Teatrit Kombëtar, atëherë Bujar Asqeriu është shprehur njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror. “Qyshse kjo çështje u sqarua qartë e prerë me qeverinë e me bashkinë, që s’kanë pasur kurrë ndërmend të përdorin truallin e teatrit për tjetër gjë, përveçse për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Bujar Asqeriu, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, mbështet pa rezervë shembjen e të vjetrit e ndërtimin e të riut”, shprehet Rama.

Aktori i famshëm, Bujar Asqeriu, i përket një brezi të ndërmjetëm, mes mjeshtrave që themeluan Teatrin Kombetar gjatë…

Gepostet von Edi Rama am Montag, 5. August 2019


Skip to toolbar