Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e
një personi, i cili prej 10 vitesh i kishte shpëtuar drejtësisë. Gjatë aksionit
të koduar “Lapardhaja”, polica ka vënë në pranga shtetasin Sandër Likja, 31
vjeç, i cili është akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve
narkotike. 31-vjeçari u arrestuar pas informacioneve në rrugë operative se ai fshihej
në fshatin Lapardha të Vlorës.
Sandër Likja ishte kapur në 2009 nga policia italiane
me gomone në të cilën transportonte drogë dhe u dënua në mungesë nga drejtësia italiane
me 15 vite burg. Gjatë atij aksioni policia zbuloi dhe shkatërroi të gjithë
grupin kriminal që çoi në arrestimin e 9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas
italianë. Grupi kriminal dyshohet se ka trafikuar mbi 1 ton kanabis.
Që prej 2009 ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike dhe ushtrim të veprimtarisë në grupe kriminale.