Një sulm me armë zjarri në një xhami në Oslo të Norvegjisë, është duke u hetuar si akt terrorist, deklaruan autoritetet norvegjeze.
Një person i armatosur ka hapur zjarr në Qendrën Islamike Al-Noor të shtunën. Një person që ishte i pranishëm në xhami ka arritur ta ndalojë sulmuesin, duke pësuar disa lëndime.
Më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit. Viktima dyshohet se ishte e afërt me sulmuesin.
Udhëheqësi i operacionit policor, Rune Skjold, tha se sulmuesi njihet si një person nga Norvegjia, i njohur për autoritetet, por që nuk ka pasur ndonjë të kaluar kriminale.
Skjold tha se i dyshuari ka përkrahur frymën anti-migrim dhe i ka takuar linjës së djathtë ekstreme.
Sulmuesi dyshohet se ka vepruar i vetëm gjatë sulmit. Raportohet se vetëm tre persona kanë qenë brena në xhami gjatë sulmit. REL