Peshkaqeni 1.5 metra i gjatë kapet afër bregut në Radhimë

AKTUALITET


Pushuesit e Radhimës janë suprimuar këtë të martë kur një peshkaqen 1.5 metra i gjatë ka rënë në rrjetën e peshkatarëve të zonës.

Peshkaqeni është kapur në afërsi të zonës së Radhimës në Vlorë. Megjithëse është 1 metër e gjysmë i gjatë, ai cilësohet një peshkaqen i vogël dhe i parritur ende.

Lloji i këtij peshkaqeni nuk konsiderohet i rrezikshëm për jetën e njerëzve, megjithatë shfaqja e këtyre specieve në detin tonë shfaq një shqetësim tek pushuesit.

Sipas  peshkatarëve që kanë kapur këtë peshkaqen, shfaqja e tyre në afërsi të Gjirit të Vlorës, vjen dhe për shkak të ngrohjes klimaterike ndërsa edhe herë të tjera në thellësi të mëdha janë kapur specie të tilla të cilat janë të rralla për brigjet shqiptare.



Skip to toolbar