Rama tregon ndryshimin te Shkëmbi i Kavajës dhe i përgjigjet kritikëve: Ishte xhungël për 30 vjet

AKTUALITET


Kryeministri Rama ka publikuar disa foto që tregojnë ndryshimin në zonën turistike te Shkëmbi i Kavajës falë investimit të qeverisë dhe rilindjes urbane. Përmes mesazhit Rama i përgjigjet edhe zërave kritikë duke thënë se kjo zonë për 30 vite ishte si xhungël dhe tani është ndërruar tërësisht.

“Vazhdon çdo natë edhe gjatë sezonit veror, sistemimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku katrahurës, pluhurit, errësirës, xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap përgjatë brezit bregdetar, po i zë vendin hap pas hapi, një rrjet normal infrastrukture falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

Gur gur bëhet muri dhe mur mur bëhet kalaja, thotë Populli, paçka se të kërkosh sot durim, pas aq shumë vitesh të shkuara mbrapsht, duke ia futur kot e shkatërruar medemek për të ndërtuar, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë”,- shkruan Rama.

Plazhi i Shkëmbit të Kavajës është një zonë shumë e frekuentuar edhe nga vizitorë vendas dhe të huaj.

Vazhdon çdo natë edhe gjatë sezonit veror, sistemimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit…

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 15. August 2019


Skip to toolbar