Ndarja e çiftit në Dibër, mblidhen për ta sqaruar, 6 krushqit përfundojnë në spital

AKTUALITET


Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Dibër. Shkaku ka qenë prishja e miqësisë mes dy krushqinjve. Prindërit e vajzës dhe të djalit janë takuar në lokal për të zgjidhur mosmarrëveshjet e çiftit por më pas situata ka degraduar dhe personat janë përfshirë në një sherr ku janë përdorur edhe sende të forta.

6 persona kanë përfunduar në spital për të marrë mjekimet, por edhe aty ka vazhduar sherri.

Policia ka bërë të ditur se disa persona janë shoqëruar në komisariat për ngjarjen.

“Rreth orës 20.15, në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, (krushqi me njëri tjetrin),  ku për pasojë janë dëmtuar lehtë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.



Skip to toolbar