Specialistët e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me prokurorinë e Fierit kanë sekuestruar një llogari bankare me vlerë 120.000 euro që i përket shtetasit me T.B. banues në Fier, pasi dyshohet se është fituar nga veprimtaria kriminale.
“Shtetasi T.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”- njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.