I fitoi përmes krimit, policia i sekuestron 120 mijë euro fierakut

AKTUALITET


Specialistët e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me prokurorinë e Fierit kanë sekuestruar një llogari bankare me vlerë 120.000 euro që i përket shtetasit me T.B. banues në Fier, pasi dyshohet se është fituar nga veprimtaria kriminale.

“Shtetasi T.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”- njofton policia.


Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar