I kritikoi Lleshaj, FNSH kreh Elbasanin. Shoqërohen 10 persona të dyshuar

AKTUALITET


10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë një aksioni blic që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë gjatë të premtes në qytetin e Elbasanit dhe fshatrat përreth, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë.

Operacioni blic i policisë erdhi vetëm një ditë pas kritikave dhe “dushit të ftohtë” që ministri i brendshëm Sandër Lleshaj u bëri drejtuesve të policisë në rrethe gjatë një takimi që zhvilloi gjatë të enjtes.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i bluve. Gjatë të premtes FNSH ka zbarkuar në Elbasan dhe kryesisht operacioni është përqëndruar në fshtrat Papër e Pajovë ku janë shoqëruar 10 persona të dyshuar.

Kontrolle u ushtruan edhe në periferi të Elbasanit, si edhe në disa banesa të tjera në zonë. Aksioni i policisë nisi për arrestimin e disa personave të skeduar nga policia, e që dyshohen se janë bashkëpunëtorë me Ylber Ademin, kosovarin që pak ditë më par u kap në Papër të Elbasanit me 19 pistoleta e 1.6 kg tritol të marra së Serbi e të trafikuara drejt vendit tonë.

Operacioni e kishte pikënisjen me kontrollin në një lokal në zonën e Pajovës, vend ku policia dyshonte se mund të strehoheshin personat e kërkuar. Në këtë aksion u shoqëruan 10 persona por deri tani nuk ka asnjë njoftim për arrestimin e personave të shumëkërkuar nga policia.



Skip to toolbar