Dalja e mjetit nga rruga i ka marrë jetën një 60-vjeçari në Vlorë. Rreth orës 14:45 të ditës së dielë, në vendin e quajtur “Shkalla Mavrovë”, në aksin rrugor Kotë-Vlorë, një mjet tip Mitsubishi, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit të mjetit, që drejtohej nga një 55-vjeçar me inicialet Ç.S., banues në Orikum, është aksidentuar rëndë shtetasi Z.L., 60 vjeç banues në Vlorë.
I dëmtuari është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por nuk ka mundur të përballojë dot plagët e marra në aksident, duke humbur jetën në spital.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, që ka pësuar disa lëndime por pa pasoja për jetën, ëshstë shoqëruar në Komisariatin e Vlorës për kryerjen e mëtjeshme të hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.