Shkrumbohet makina e kreut të FRPD në Durrës

Të shtunën gjatë pasdites një mjet u dogj në qytetin e Durrësit. Balkanweb raporton se mjeti i djegur ishte në pronësi të shtetasit Ndrec Pjetri.

Ai mban aktualisht postin e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës.

Sipas raportimeve të para dyshohet se makina është djegur aksidentalisht. Një defekt elektrik në mjet dyshohet se shkaktoi zjarrin në makinën e Pjetrit.

Mjeti është shkrumbuar i gjithi. Forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Shkrumbohet mjeti në Shkozet, nuk dihet shkaku i zjarrit

Një mjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Shkozet, teksa mjeti duket i parkuar në anë të autostradës.

Zjarri ka rënë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që ende nuk raportohet nëse ka të lënduar apo jo.

Ndërkohë, policia rrugore ka shkuar e para në vendngjarje duke orientuar qarkullimin e mjeteve në autostradë. Gjithashtu, është ende e paqartë shkaku i rënies së zjarrit në automjet.

Gjatë muajti gusht janë raportuar disa mjete, që janë përfshirë nga flakët gjatë kohës që kanë qenë duke ecur.

Mjeti del nga rruga, humb jetën 60-vjeçari në Vlorë

Dalja e mjetit nga rruga i ka marrë jetën një 60-vjeçari në Vlorë. Rreth orës 14:45 të ditës së dielë, në vendin e quajtur “Shkalla Mavrovë”, në aksin rrugor Kotë-Vlorë, një mjet tip Mitsubishi, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit të  mjetit, që drejtohej nga një 55-vjeçar me inicialet Ç.S., banues në Orikum, është aksidentuar rëndë shtetasi Z.L., 60 vjeç banues në Vlorë.

I dëmtuari është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por nuk ka mundur të përballojë dot plagët e marra në aksident, duke humbur jetën në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, që ka pësuar disa lëndime por pa pasoja për jetën, ëshstë shoqëruar në Komisariatin e Vlorës për kryerjen e mëtjeshme të hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Skip to toolbar