Me tensione të krijuara nga militantët e PD, të cilët janë përplasur me policinë është realizuar konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër dhe zgjedhja e kryetares së këshillit bashkiak, Briselda Kadia. Gjatë mbledhjes së parë të këshillit të ri bashkiak në Shkodër, militantët e Partisë Demokratike kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë brenda ambienteve të bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Përplasje brenda mbledhjes

Zgjedhja e kryetares dhe nënkryetarëve
Mazhoranca ka propozuar për Kryetare të Këshillit Bashkiak Briselda Kadinë, ndërkohë që kandidatë për nënkryetarë ishin Suada Selimaj, Tereza Brigja dhe Arvit Qosja. Partia Socialiste e afroi me dy ditë datën e konstituimit, vendim i cili erdhi pas tërheqjes nga marrja e detyrës të kandidatit fitues, Valdrin Pjetri. Kryetarja e re e Këshillit Bashkiak është zgjedhur me 47 Vota, ndërsa dy vota kanë qenë të pavlefshme. Po kështu janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët e Këshilli Bashkiak. Ata janë Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj. Kryetarja e Re ka thënë se do të jetë e drejtë dhe e paanshme. ” Ky këshill fillon punë në një situatë të pazakonte, ku disa parti kanë lënë jashtë votuesit e tyre. Do të punojmë për të gjithë. Kjo detyrë që më është besuar do të jem e drejtë dhe e paanshme ne të drejtë të ligjit për të shërbyer për Shkodren dhe shkodranët” ka thënë ndër të tjera Kadia.
Megjithatë, dhuna e protestuesve të PD nuk është mbyllur pas konstituimit të këshillit bashkiak, por ka vijuar dhe më tej. Sapo kanë dalë nga mbledhja, ku u konstitua Këshilli Bashkiak i Shkodrës, militantët e PD kanë nisur sulmet ndaj deputetit Tom Doshi, përfaqësuesve të PS dhe këshilltarëve të tjerë që ishin brenda mbledhjes. Në një moment, një nga protestuesit hedh edhe një shishe me ujë ndaj deputetit Tom Doshi. Ndërkohë kanë qenë badigardët e deputetit që kanë bërë të mundur që të ndalojnë protestuesit t’i afrohen deputetit.
Shkodra, një bastion i së djathtës është “kalaja” e fundit në drejtimin e PD-së, për të cilët këta të fundit duket se janë zotuar se nuk do ta lirojnë aq lehtë siç ka ndodhur në disa prej bashkive të tjera. Madje, kësaj proteste i janë bashkuar edhe militantë të PD nga Lezha, ku i pranishëm është edhe ish kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, i cili e liroi postin pa rezistencë.