Aeroporti e Prishtinës, në grevë, kaos në fluturime

AKTUALITET


Punonjësit e Aeroportit të Prishtinës prej dy ditësh kanë zhvilluar një grevë 1 orëshe për të detyruar autoritet të zbatojnë listën me 5 kërkesat e tyre, ndërsa gjatë ditës së mërkurë kanë njoftuar se greva do të zgjasë 6 orë, duke sjellë bllokim dhe kaos në aeroport.

Mediat në Kosovë raportojnë se greva ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 14:00.

Pesë kërkesat e tyre kyçe, drejtuar administratorit të Aeroportit të Prishtinës janë kompensimi dhe benefitet për rrezikshmërinë, të eliminohen dallimet në pagesë në rastet ku punëtorët kanë detyra dhe përshkrimin e njëjtë të punës, orët e njëjta të punës duke ngritur pagat e ulëta në nivelin e barabartë me kolegët, pagesën për përvojë të punës, orët e punës gjatë fundjavës të paguhen, si dhe pagesa për vaktet e ushqimit.

Në dy ditët e mëparshme, greva ka shkaktuar vonesa në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke bërë që shumë fluturime të shtyhen.



Skip to toolbar