I jep 20 euro oficerit të emigrancionit në Maltë, arrestohet

AKTUALITET


Një i ri shqiptar është arrestuar të dielën në Maltë, pasi tentoi të korruptonte një zyrtar atje. Sipas mediave, E.Hushi, 24 vjeç, pranoi se ka futur para në pasaportën e të vëllait dhe më pas donte t’ia jepte një zyrtari për emigracionin.

Sipas avokatit të shqiptarit, Hushi ishte në panik pasi punonjës për emigracionin morën në pyetje vëllain e tij gjatë kontrollit në aeroport. 24-vjeçari kishte pasur të gjitha dokumentet e nevojshme për të hyrë në Maltë.

Sipas prokurorit, ai kishte menduar se zyrtarët e emigracionit do t’i mbanin vëllain dhe nuk do ta linin të hynte në Maltë. Ishte ky momenti kur i riu tentoi t’i jepte 20 Euro brenda pasaportës një punonjësi. Sapo pranoi akuzat, Hushi u dënua me gjashtë muaj burg.



Skip to toolbar