Guvernatorja paralajmëron katastrofën, banorët boshatisin supermarketet

BOTA


Qendra Kombëtare e Uraganaeve në SHBA, ka dhënë alarmin për një stuhi të mundshme që mund të përshijë Porto Rikon dhe Republikën Domenikane. Paralajmërimi shkon kryesisht për ishujt Martinique, Saba dhe Shën Eustasius.

Stuhia tropikale pritet të ndodhë 24 orët e ardhshme, ndërsa popullësisë së këtyre zonave u është kërkuar të jenë vigjilente. Porto Riko, një territor që ende vuan pasojat e Uraganit Maria të vitit 2017, ka shpallur gjendjen e emergjencës, pasi ka frikë nga ndërprerja e energjisë për shkak të erërave të forta.

Deri në 15 cm shi mund të bjerë në Porto Riko dhe Republikën Domenikane, parashikojnë sinoptikanët. Guvernatorja e Porto Riko, Wanda Vazquez Garced, e cila deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme të hënën, u kërkoi tre milion qytetarëve të saj që të përgatiten për katastrofën. “U bëj thirrje qytetarëve që të aktivizojnë planin e tyre të emergjencës me kujdes dhe qetësi”, tha guvernatorja.

Pas thirrjes së guvernatores, banorët kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme. Gjatë të martës, shumë qytetar në Porto Riko kanë vërshuar në supermarkete dhe dyqane, duke blerë çfarë mundin për të krijuar rezerva ushqimi. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si raftet e supermarketeve janë boshatisur në pak kohë, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, në pritje të Uraganit Dorian.



Skip to toolbar