Krim shqiptar në Greqi/ Tjetër vrasje në familje, burri qëllon për vdekje me thikë gruan

AKTUALITET


Tragjedi shqiptare në Greqi. Burri 53 vjeç ka vrarë më thikë bashkëshorten e tij 44 vjece mesditën e kësaj të mërkure, në Rodopi i Greqisë.

Autori i krimit më pas ka tentuar t’i jap fund jetës duke pirë benzinë. Ai u transportua në spital, ku vijon të marrë trajtim mjekësor.

Edhe viktima është dërguar në spital, por nuk ka rritur ti mbijetoj plagëve të marra. Çifti shqiptar kishte tre fëmijë, dy prej të cilëve të rritur dhe një 16-vjeçar.

Krimi ndodhi brenda banesës së familjes ndërsa ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi mediat greke shkruajnë se ishte një prej fëmijëve që ka njoftuar autoritetet, duke nënkuptuar se akti i rëndë mund të këtë ndodhur në syrin e tij.

Policia ka gjetur dy thika në vendngjarje, të cilat do të ekzaminohen si pjesë e hetimit. Në vitin 2022 një incident midis çiftit u regjistrua në Heraklion të Kretës.

Sipas mediave vendase, çifti kishte pasur probleme edhe më herët. Në vitin 2022, kur ndodheshin në Heraklion të Kretës, 44-vjeçarja kishte denoncuar bashkëshortin për kanosje. 53-vjeçari ishte arrestuar për këtë rast, por më pas është liruar.

Vrasja ka ndodhur vetëm 3 ditë pasi një tjetër shqiptar, Altin Allmuça vrau me armë zjarri ish-partneren Julieta Obzova, shqiptare, dhe më pas u vetëvra.



Skip to toolbar