Kombinati, në kantier ndërtimi, nis transformimi për një tjetër lagje

AKTUALITET


I gjithë Kombinati është kthyer në një kantier ku puna po vijon me ritme të shpejta për transformimin e tij në çdo lagje. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e një tjetër rruge e cila për vite e vite me radhë ishte kthyer në një makth për banorët e kësaj zone të cilët përballeshin me baltën në vjeshtë, por edhe me mungesën totale të kanalizimeve.

Shumë shpejt edhe kjo lagje e Kombinatit me ndërtesa kryesisht pas viteve ’90 do të ketë një rrugë që plotëson të gjitha standardet, duke filluar nga kolektori për ujërat e zeza, rrjetin e kanalizimeve, ndriçimin e infrastrukturën e nevojshme.

Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar qytetarët se çdo vit Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e blloqeve të banimit, duke u bazuar pikërisht në prioritetet e vendosura nga vetë qytetarët në konsultat publike të zhvilluara me ta.



Skip to toolbar