Sulm me armë në SHBA, 5 të vrarë

BOTA


Shtetet e Bashkuara të Amerikës tronditen sërish nga sulmet me armë. Të paktën 5 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi në Texas.

Personi i parë që u qëllua ishte një oficer policie, i cili ndaloi makinën e autorit. Ky i fundit filloi të hapte zjarr ndaj shoferëve dhe kalimtarëve të tjerë. Personi i armatosur braktisi më pas makinën e tij dhe vodhi një kamion, deri sa u qëllua për vdekje nga policia.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe të plagosurve, por deri më tani bëhet e ditur se mes personave të plagosur është edhe një foshnje 17 muajsh. Mes të plagosurve janë edhe tre policë. Sipas policisë, jo të gjithë personat janë plagosur me armë, pasi një pjesë e tyre janë lënduar nga xhamat e makinave, të cilat u thyen nga breshëria e plumbave.

Autori i dyshuar ishte një person rreth të 30-ave, ndërsa shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Presidenti amerikan Donald Trump, i cili në një postim në Twitter tha se po merr informacione për çdo zhvillim. Rreth një muaj më parë, 22 persona u vranë në një sulm me armë në qytetin El Paso të Texas.



Skip to toolbar