Gjelat gjejnë pikën e dobët të kuqezinjve

SPORT


Ndihmës trajneri i kombëtares franceze, Gi Stefo ka analizuar kombëtaren kuqezi në prag të duelit të së shtunës, duke vënë në dukje edhe pikën e dobët të tyre dhe do të tentojnë të përfitojnë prej saj. Numri dy i skuadrës së Francës zbulon se kuqezinjtë vuajnë shumë në mbajtjen e ritmit dhe nga kjo duhet të përfitojnë lojtarët e tij.

“Shqipëria është një ekip që ka evoluar shumë gjatë viteve të fundit. Ka një trajner italian, i cili ka ndryshuar organizimin e lojës. Ekipi tani luan me skemën 3-5-2 me lojtarët që qëndrojnë më ngjitur me njëri-tjetrin dhe minimizojnë hapësirat për kundërshtarët. Trajneri i tyre Edy Reja ka drejtuar shumë klube në Itali dhe Shqipëria është përvoja e tij e parë si trajner i ekipit kombëtar. Mendoj se Shqipëria nuk mund të mbajë ritmin tonë gjatë gjithë lojës. Duhet ta shfrytëzojmë këtë dobësi të tyre për të fituar. Na nevojitet një lojë e shpejtë dhe të tregohemi të saktë në pasimin final”, tha ai, duke kërkuar një lojë të shpejtë dhe me ritëm pasi kjo është dobësia e kuqezinjve.



Skip to toolbar