Rënia e sistemit të kontrollit të fluturimeve të kompanisë “Ryanair” ka shkaktuar kaos dhe vonesa në të gjitha aeroportet e Europës gjatë mëngjesit të së shtunës, situatë, e cila ka zgjatur për rreth katër orë, duke shkaktuar zemërim tek shumë qytetarë, të cilët kishin prenotuar fluturimet.
Pasagjerët e “Ryanair” u ankuan se nuk kishin asnjë mundësi të kontrollonin fluturimin e tyre dhe të bënin “check in” as online dhe as në aeroport për shkak të “ndërprerjes së sistemit”. Shumë prej tyre tregojnë se janë habitur kur panë avionët e tyre të niseshin nëpër destinacionet përkatëse, ndërsa njerëzit që duhet të ishin në bord kishin ngecur në aeroporte.
Rënia e sistemit, nuk ka prekur asnjë kompani tjetër ajrore, vetëm “Ryanair” – kompani që operon me çmime të ulëta për biletat – por kjo ka shkaktuar vonesa të mëdha dhe radhë të gjata në aeroportet e Evropës.
Shumë veta janë ankuar tek kompania ajrore për faktin se pas bllokimit të sistemit online, kishin menduar se mund ta kishin bërë pagesën në aeroport, por kjo ishte e pamundur. “Ryanair” deklaron në faqen e saj të internetit se personat që nuk bëjnë check-in në internet do të paguajnë 55 sterlina për pasagjer për ta bërë këtë në sportelin e aeroportit. Fluturimet në Stansted u vonuan për katër orë në mes të kaosit.
Shumë njerëz kanë ndarë zemërimin e tyre në mediat sociale, duke thënë se fluturimet e tyre janë zhdukur nga aplikacioni dhe faqja e internetit. Linja ajrore thanë gjatë paradites se sistemi është rikthyer, por pasagjerët vijonin me ankesa për problemet.
Në orën 11.15, pasi linja ajrore tha që problemet ishin rregulluar, udhëtarët thanë se ishin ulur me avion në Aeroportin Perëndimor të Irlandës dhe ishin përballur me vonesa të gjata në aeroportin Palma në Mallorca.
Një person ka postuar në Twitter: ‘Konfuzion, kaos dhe masakrim absolut tani në tavolinat e kontrollit të çantave në Romë. 20 minuta deri më tani pa lëvizur nga vendi. Krejtësisht e papranueshme’.
Romana McCallum tha në Twitter: ‘Pse lejohet të ngrihet në fluturim një avion kur sistemi ka rënë, duke lënë pasagjerët në terminal? “Vetëm 3/4 e pasagjerëve e arritën atë dhe 1/4 e tyre kanë mbetur të mbërthyer në Stansted. Humbje e madhe e papërgjegjshme, e shtrenjtë dhe e madhe e kohës: Pse?”, shkruajti ajo. Ryanair u është përgjigjur pasagjerëve në internet, duke u dhënë atyre me porosi private linjën ajrore për ndihmë.
Daily Mail kontaktoi me Ryanair, i cili i tha se “Këtë mëngjes ne pësuam një ndërprerje të sistemit që shkaktoi disa vonesa të shkurtra në kontrollin e aeroportit dhe në check in. “Sistemi është restauruar dhe fluturimet po funksionojnë normalisht. Kërkojmë falje për çdo shqetësim të shkaktuar”, tha Ryanair për Daily Mail.