Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Afganistanin me 24 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Autoritetet në Afganistan thanë se 24 veta u vranë dhe 31 të tjerë u plagosën në një shpërthim që ndodhi afër vendit ku po mbahej në tubim parazgjedhor i presidentit afgan, Ashraf Ghani. Ndihmësit e tij thanë se presidenti i shpëtoi sulmit.
Ghani pritej t’i drejtohej turmës në Charikar, kryeqyteti i provincës Parwan province, në veri të Kabulit, kur ndodhi sulmi i militantëve. Abdul Qasim Sangin, drejtor i spitalit krahinor, tha se në mesin e viktimave ka gra e fëmijë dhe shumica e atyre që kanë pësuar janë civilë.
Një zyrtar qeveritar tha se shpërthimi i krye nga një sulmues vetëvrasës. Në një incident tjetër një shpërthim vrau 6 persona në qendër të Kabulit. Një zyrtar afgan tha se shpërthimi ndodhi në afërsi të bazës ushtarake dhe ambasadës amerikane.
Kryengritësit talebanë morën përsipër përgjegjësinë për të dyja sulmet. Komandantët talebanë janë zotuar të intensifikojnë përleshjet me forcat afgane dhe ato të huaja për të shkruajuar afganët që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të 28 shtatorit, në të cilat presidenti Ghani synon një mandat të dytë pesëvjeçar.
Bisedimet e paqes midis Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve dështuan javën e kaluar. Të dyja palët synonin një marrëveshje për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Afganistani në këmbim të garancive të sigurisë nga kryengritësit.