Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Milano. 8 në pranga

AKTUALITET


Policia italiane ka goditur një bandë shqiptare me qendër në Milano që bënte trafik të drogërave të forta nga Holanda drejt Italisë. Policia ka arrestuar 8 persona, 7 prej të cilëve janë shqiptare dhe 1 italian, të cilëve përveç drogës iu sekuestruan edhe armë, konkretisht dy pistoleta dhe dy mitralozë.

Urdhër arrestet u lëshuan nga prokurori i Komos, me akuzat për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Nga tetë të dyshuarit, nga të cilët shtatë janë shqiptarë dhe një italian, katër ishin tashmë të arrestuar për një akuzë tjetër.

Të dyshuarit akuzohen për trafikimin në sasi të mëdha të heroinës dhe kokainës, kryesisht nga Hollanda. Banda trafikonte drogën në provincat e Como, Monza Brianza, Milano, Varese dhe Rimini nga dhjetori 2017 deri në shkurt 2018.

Hetimi, i cili gjithashtu përdori edhe përgjimet ambientale brenda makinave të të dyshuarve, është vazhdimi i hetimeve të shtatorit 2018 që çoi në arrestimin e 23 personave, përfshirë 22 burra shqiptarë dhe një grua rumune, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni ndaj më shumë se 25 vajzave kryesisht me kombësi shqiptare dhe atyre nga Evropa Lindore.



Skip to toolbar