Shkodër, plagoset rëndë adoleshenti pas sherrit në shkollë

AKTUALITET


Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së enjtes pas një sherri me një bashkëmoshatar që kishte nisur që në shkollë. Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen dhe ka ndaluar autorin e dyshuar të saj, i cili deklarohet se është një 17-vjeçar, ndërkohë që po ndjek në gjendje të lirë edhe një 19-vjeçar që ka pasur dijeni për gjithë sa ndodhi mes të rinjve.

Sipas policisë, sherri kishte nisur në shkollë, ndërkohë që pas një telefonate, ata janë takuar në lagje dhe aty sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta. “Këta shtetas gjatë së enjtes ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambientet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë”, deklaroi policia.





Skip to toolbar