Pas Venecias, Hajdari: Pohoi shkeljet e Metës

POLITIKË


Kryetarja e grupit parlamentar demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari deklaroi se raporti i Komisionit të Venecias që vërtetoi shkeljet kushtetuese të Presidentit, faktoi qëndrimin e opozitës parlamentare se Meta shkeli Kushtetutën, që votoi pro rezolutës së mazhorancës në Kuvend për nisje të hetimit ndaj tij. Për Hajdarin shkarkimi i takon Gjykatës Kushtetuese, por u faktua se Meta ka kryer tejkalim kompetencash me vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Komisioni i Venecias faktoi qartazi qëndrimin që Opozita Parlamentare ka pasur ndaj shkarkimit të Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës, duke tejkaluar kompetencat e tij nëpërmjet çdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit. Cili ka qenë dhe është qëndrimi i Opozitës Parlamentare?

Pro rezolutës për shkelje dhe tejkalim kompetencash të Presidentit të Republikës, por kompetenca për të vendosur nëse ajo shkelje ishte një shkelje e rëndë ose jo i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.” shkruan Hajdari,  e cila thekson se opozita parlamentare është e vendosur të vijojë me punën dhe përparimin e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore në institucionet e vendit me ndihmën e ndërkombëtarëve, përkrahje të cilën Rudina e gëzon maksimalisht.

“Sot e në vijim, ne, Opozita Parlamentare, në bashkërendim dhe me përkrahjen e Aleatëve Ndërkombëtarë do të vijojmë rrugën që kemi nisur drejt një Shqipërie Europiane, me një reformim në drejtësi, sistemin zgjedhor, dhe plotësimin e kërkesave drejt hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE.”- shkruan Rudina në statusin e saj.



Skip to toolbar