Zjarr në kamp, humbin jetën nënë e bijë

BOTA


Një zjarr ka shpërthyer në një kamp refugjatësh në Moria të Greqisë, duke shënuar si viktima të saj një grua dhe vajzën e saj të mitur. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se zjarri në kamp është vënë qëllimisht, i cili u shoqëruar edhe me disa trazira mes refugjatëve.

Policia ka vendosur sërish qetësinë në kamp, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit. Kampi është parashikuar të mbajë 3000 refugjatë, por në fakt aty strehoheshin 12 000 refugjatë kryesisht nga Siria.



Skip to toolbar