Prindër kujdes! Nëse bëni këtë veprim, ju pret burgu

Më të fundit


Para pak ditësh një prind goditi me shpullë mësuesin e fëmijës së tij. Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal dënimi për këtë prind dhe për këdo që ngre dorë ndaj mësuesve, mjekëve, infermierëve apo personave të tjerë, do të jetë shumë i ashpër. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar sot se me miratimin e ndryshimeve në kodin penal, prindërit apo kushdo tjetër duhet të mendohet mirë para se të bëjë një gjest të dhunshëm.

Ajo thotë se këto ndryshime do të votohen në seancën e radhës plenare, ndërsa synohet që në këtë mënyrë të shmanget dhuna e ushtruar.

“Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë!

Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.

Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës!”, shkruan Shahini.

Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye…

Publiée par Besa Shahini sur Jeudi 2 mai 2019


Skip to toolbar