Në grupin A për Champions, PSG ka marrë një fitore minimale në Turqi përballë vendasve të Galatasaray. Mauro Icardi ka shënuar golin e parë të tij me fanellën pariziene për t’i dhënë fitoren skuadrës së Tuchel dhe kreun e grupit.
Fitore komode kanë marrë Juventus dhe Atletico në grupin B. Respektivisht, bardhezinjtë kanë mposhtur 3-0 Bayer Leverkusen ndërsa Atletico mori një fitore të lehtë në transfertën e Moskës përballë Lokomotivës. Higuain, Bernadresci dhe Cristiano Ronaldo shënuan për Juventusin në Torino kurse për ekipin e Simeone talenti Joao Felix dhe Thomas menduan për fitoren.
Në grupin C Dinamo Zagreb ka vënë në vështirësi Manchester Cityn e Guardiolas në Etihad Stadium, por në fund vendasit fituan falë golave të Raheem Sterling dhe Foden.
Pas dy ndeshjesh, në grupin A Paris Saint Germain e sheh veten vetëm në kre pas gafës së Realit përballë Club Brugge. Në grupin B, Juve dhe Atletico nuk ndahen nga njëra- tjetra duke ndarë bashkë kreun me 4 pikë, dhe zbritur në vendin e tretë Lokomotivën e Moskës me 3 pikë, kurse Bayer Leverkusen ende pa pikë në fund. Manchester City merr kreun i vetëm në grupin C me 6 pikë të plota duke lënë pas Dinamo Zagreb i cili po bën një performancë të shkëlqyer dhe Shakhtar Donetsk i cili mori tre pikët e para pas fitores në fund 1-2 ndaj Atalantas në San Siro.