Ish presidenti i Francës Nicola Sarkozy rrezikon 1 vit burg pas akuzave të reja që janë ngritur kundër tij për parregullsi në financimin e fushatës elektorale në vitin 2012.
Së bashku me Sarkozy, janë të akuzuar në lidhje me çështjen edhe 13 persona, disa prej të cilëve punonjës të agjencisë Bygmalion, e cila u morr me organizimin financiar të fushatës.
Sarkozy përballet me akuzën se ai ka falsifikuar fatura të shumta me qëllim fshehjen e 22.5 milionë euro të shpenzuara në fushatën e përballjes me François Hollande.
Nicolas Sarkozy, edhe pse gjithmonë i ka mohuar akuza duke u mbrojtur se nuk ka patur dijeni të këtyre shpenzimeve, rrezikon deri 1 vit burg.
Pasi kapëceu, jo me pak humbje, një seri kalvaresh gjyqësore për akuzat e financimeve të paligjshme nga ana e Libisë në fushatën elektorale të vitit 2007 dhe akuzave për ndikim përmes korrupsionit ndaj një gjykatësi të lartë të Gjykatës së Kasacionit, ish presidenti francez do të duhet të dalë sërish në gjyq për parregullsi në financimin e fushatës elektorale të vitit 2012.