Xhaxhai plagos me thikë nipin për kanaçet

AKTUALITET


Një debat mes xhaxhait dhe nipit në Dibër ka degjeneruar në konflikt mes tyre, ku xhaxhai ka goditur me thikë nipin. 47-vjeçari me inicialet A.T. pas debatit ka qëlluar nipin e tij me thikë nipin A.T. 39 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar nga policia, ndërsa po merret në pyetje për të sqaruar ngjarjen. Burime nga policia thanë se debati mes xhaxhait dhe nipit ka nisur për kanaçet që mblidhnin.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë dhe falë njoftimit të qytetarëve ka ndërhyrë me shpejtësi, duke mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit dhe arrestuar në flagrancë autorin. Policia tha gjithashtu se ka arritur të gjejë edhe armën e krimit, e cila ishte hedhur në një kosh mbeturinash.



Skip to toolbar