Gjatë fjalës në Kuvend, kryeministri Edi Rama, ka folur për negociatat me BE-në dhe ka theksuar faktin se Shqipëria është gati të marrë OK nga BE. Ai ka vënë theksin tek Reforma në Drejtësi duke thënë se Shqipëria është ndër të paktat vende që e kanë bërë këtë reformë e cila synon të pastrojë të gjithë sistemin. Madje ai ka sjellë shembuj konkrete duke i kthyer përgjigje edhe atyre që mendojnë se vettingu vetëm po shkarkon njerëz nga puna.
Rama foli për një prokuror në Durrës, i cili sipas tij punon për një organizatë kriminale.
“Thonë këta, ça është ky Vettingu, pushim nga puna? Jo, është pastrim i sistemit dhe krijimi i një sistemi të pastër, dhe pastaj ai sistemi i pastër do t’i thërrasë. Dhe do t’u thotë, këto vilat, këto shtëpitë, këto faturat e bixhozit në Monte-Carlo, me çfarë i bëtë? Po ka të tjerë, një prokuror në Durrës, punon për grupet kriminale dhe iu bën shantazh punonjësve të shtetit. Arrestojeni këtë, por se arreston qeveria. Shembulli, është ky. Që se bën qeveria po e bën drejtësia”, – tha Rama në seancë.
Më tej ai foli edhe akuzat që i bëhen qeverisë për faktin se ende nuk ka një Gjykatë Kushtetuese. Sipas Ramës Gjykata Kushtetuese “ishte e zhytur në llum” dhe vettingu e pastroi. Ndërsa shumë shpejt pritet të jetë funksionale me gjyqtarë që kanë kaluar vettingun./realstory.al