Futi 25 emigrantë në furgon mallrash, pranga 31-vjeçarit

AKTUALITET


Policia e Kukësit ndaloi në afërsi të doganës së Morinës një person, i cili po transportonte në furgon 25 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë, gjatë operacionit “Emigranti”, u ndalua në flagrancë shtetasi me inicialet T.Ll., 31 vjeç, banues në Lurth, Mirditë.

Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e të enjtes, në afërsi të vendit të quajtur “Nënkalimi Rexhaj”, ku policia bëri ndalimin e furgonit të mallrave drejtuar nga 31-vjeçari.   

Gjatë kontrollit në automjet, u konstatuan 25 shtetas të huaj irakianë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Emigrantët ishin nisur drejt Kosovës.

Më pas është njoftuar Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës, ku pas përfundimit të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Ll, 31 vjeç, banues në Lurth, Mirditë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Kukës.



Skip to toolbar