Fake News-i për kalimin e kufirit, përplas policinë greke me emigrantët

Më të fundit


Policia greke ka ndaluar qindra emigrantë, të cilët u mblodhën pranë qytetit verior të Selanikut duke shpresuar se mund të kalonin në Maqedoninë e Veriut.

Problemi shpërtheu në një kamp emigrantësh në Diavata, ku u përhap një “fake news” se do të kishte një hapje të kufirit dhe kalim të organizuar të emigrantëve. Mirëpo emigrantët u gjendën përballë rezistencës së policisë greke, që degjeneroi në dhunë dhe përleshje fizike.

Përleshjet kanë qenë të dhunshme ku emigrantët kanë gjuajtur me gurë dhe shkopinj në drejtim të policisë, të cilët i janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Gazeta greke ‘Kathimerini’ raporton gjithashtu se dhjetëra emigrantë janë duke protestuar në stacionin Larissa të Athinës, duke detyruar një pezullim të shërbimeve hekurudhore.



Skip to toolbar