Xhafaj rrëzon VV: 117 marrëveshje me Kosovën, zbatohen të gjitha

POLITIKË


Zëvendësministri i Jashtëm për diplomacinë ekonomike, Etjen Xhafaj ka rrëzuar nga studio e Real Story deklaratën e Vetëvendosjes se mbi marrëveshje nuk funksionojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke aluduar se kur nuk funksionojnë këto marrëveshje, si mund të funksionojë një minischengen ballkanik. Ketë deklaratë e bëri funksionari i VV, Arbër Zaimi po përballë Sokol Ballës, por ndryshe nga ai është shprehur zëvendësministri Xhafaj.

“Marrëveshjet me Shqipërisë dhe Kosovës janë 117 dhe nuk është e vërtetë që nuk zbatohen. Ka interpretime si duhet të zbatohen, por janë të gjitha procedurale. Çdo dy herë në vit shikohet zbatimi, ky është një proces në vazhdimësi, ka probleme, por për këtë takohen grupet nga dy anët në vazhdimësi. Nuk e shoh si dy procese përjashtuese njëri me tjetrin, në terma ekonomike në Bashkimin Europian, ekzistojnë marrëveshje të tilla”, deklraroi Xhafaj.

Sipas tij, schengen është një proces, si hapja e negociatave, është fillimi i diçkaje që do të fillohet, rishikohet në vazhdimësi. “Ashtu siç shikohen marrëveshjet me Kosovën, do të shikohet dhe ky proces. E mira imediate është zgjerimi i zonës së tregut, qoftë shkëmbimi tregtar, qoftë edhe lëvizja e qytetarëve. Vendet nuk zhvillohen më si ishuj, por si rajone, duke pasur parasysh që kanë pasur rritje, të kemi një efekt, por jo një garë, një bashkëpunim ekonomik, por jo një garë vendesh të vogla”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm.



Skip to toolbar