Hetim për bashkëshortin e Spiropalit/ Salarjon Totaj kërcënoi drejtoreshën e Tatimeve

AKTUALITET


Bashkëshorti i ish-kryeprlamentares Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj është vënë nën hetim nga policia pasi dyshohet për veprën penale kanosja.

Sipas informacioneve hetimi ka nisur pas një denoncimi nga një drejtoreshë e tatimeve e cila ka pretenduar se është kanosur nga Totaj.

Totaj është thirrur dhe është marrë në pyetje në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe po kryen procedurat për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Është marrë në pyetje për 2 orë e 30 minuta, denoncimi është bërë disa ditë më parë ndërkohë sipas burimeve mësohet se grupi hetimor ka prova për ngjarjen

Hetimet për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje vijojnë nga Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë.



Skip to toolbar