Kosova hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, pas fitores 2-0 ndaj Malit të Zi. Dardanët bën një ndeshje të madhe në “Fadil Vokrri” përballë tifozerisë së tyre, duke fituar kundër ekipit malazez me gola të Rrahmanit dhe Muriqit, të dy të shënuar në pjesën e parë.
Mbrojtësi shtatlart i Kosovës gjeti rrjetën në minutën e dhjetë të takimit pas nja asisti perfekt nga Celina nga goditja e këndit. Më pas ishte radha e Muriqit, që gjeti rrjetën në minutën e 34` pas një dalje fantastike në kundërsulm.
Ndërkohë, në pushimin e pjesës së parë është shënuar dhe një incident mes tifozëve malazez dhe atyre kosovarë, por që është shuar pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë. Në takimet e tjera të këtij grupi, Anglia fitoi 6-0 ndaj Bullgarisë, duke marrë kreun e grupit me 15 pikë.
Ndërkohë, Kosova ndodhet në vendin e tretë në grup me 11 pikë, një më pak se Republika Çeke që mban vendin e dytë në grup. Fitorja e të hënës i hap rrugën ekipit Dradan që të shpresojë deri në fund për kualifikimin, duke pasur parasysh faktin se ndodhet shumë pranë me pikë ndaj Republikës Çeke.