Meta urim Berishës si Enverit: Për ty ka vetëm pranverë!

AKTUALITET


Ish kryeministri Berisha feston 75 vjetorin e lindjes dhe mes urimeve të shumta është edhe ai i presidentit Ilir Meta.

Presidenti Meta i ka dërguar Berishës një buqetë me trëndafila të bardhë dhe i uron “Doktorit” shumë suksese ndërsa shkruan se për të ka vetëm një stinë: Pranverë.

“Gëzuar ditëlindjen doktor Berisha! Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi! Për Ju ka vetëm një stinë: Pranverë!”, shkruan Meta në mesazhin e shpërndarë për mediat. Një urim ky që tingëllon si urimet që i bëheshin dikur Enver Hoxhës, të tipit: të rrosh sa malet; marsh nga ditët tona…etj.

Presidenti Ilir Meta njihet për miqësinë e tij të veçantë me Berishën. Edhe më herët ai e ka pranuar vetë që ka një respekt të veçantë për ish kryeministrin Berisha dhe disa herë janë parë që zhvillojnë takime apo konsulta informale.

GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!💐🇦🇱

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 15. Oktober 2019


Skip to toolbar