U arratis në Drenovë, vrasësi tenton arratisjen e dytë

AKTUALITET


Gëzim Toma 37 vjeç i dënuar me 20 vite burg për akuzën e vrasjes me dashje, ka tentuar gjatë të premtes të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit, por nuk ia ka dalë mbanë pasi është kapur nga forcat e sigurisë.

Gëzim Toma është dënuar për vrasjen e fqinjit të tij, Fatos Daxha, 25 vjeç, në Krastë të Martaneshit, për shkak se ky i fundit i kishte vjedhur drutë e zjarrit që ai kishte sistemuar  në oborrin e pallatit. 25¬vjeçari Daxha nuk e ka pranuar akuzën dhe i është lutur disa herë fqinjit ta linte të qetë në hallin e tij.

Megjithëse reagimi i Daxhës ka qenë mjaft i butë, dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë parë momentet e tmerrit. Gëzim Toma ka lënë sheshin para pallatit dhe është ngjitur në shtëpinë e tij, duke dalë prej andej me një thikë të madhe në dorë. Personat që kanë parë ngjarjen nuk kanë guxuar të ndërhyjnë për të ndalur krimin, pasi sipas tyre Toma ishte shumë i xhindosur dhe i është vërsulur komshiut, duke e goditur me thikë disa herë në trup.

Toma fillimisht ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës por ai arratis nga ky burg dhe ia doli të kalonte kufirin drejt Greqisë.  Pas shkëmbimit të informacioneve mes palës shqiptare dhe homologëve grekë, u bë i mundur arrestimi i tij katër ditë pas arratisjes dhe u vendos që ka kryente dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Por siç duket Toma ka tentuar sërish të arratisej edhe nga ky burg, por nuk ia ka dalë mbanë.



Skip to toolbar