Autoritet shqiptarë kanë bërë të mundur ekstradimin drejt Greqisë të një shtetasi ukrainas i cili akuzohet për vrasjen e një personi. Policia njofton se drejt Greqisë është ekstraduar shtetasi ukrainas, M. Y, 28 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet greke kanë shpallur urdhër-arresti ndaj tij, duke e akuzuar atë për vrasje.
Ai akuzohet se një vit më herët në sheshin “Exharcia” në Athinë, ka sulmuar një shtetas me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.
Ukrainasi është arrestuar nga Policia Kufitare e Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur.
Shtetasi M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Greqisë.