Votimi i Brexit, BE i kërkon llogari Britanisë së Madhe

BOTA


Komisioni Evropian i kushtoi vëmendje të madhe votimit në Parlamentin britanik për të shtyrë vendimin nëse do mbështetin një marrëveshje të Brexit me BE. Kështu ka deklaruar shtu ka deklaruar në Twitter, zëdhënësja e BE Mina Andreeva, duke i bërë thirrje Londrës që të japë shpjegime se çfarë do të ndodhë më pas.

“Komisioni i kushton rëndësi të madhe votimit të sotëm në Dhomën e Komuneve, për të ashtuquajturin amendamentin Letwin, që do të thotë se vetë marrëveshja e tërheqjes nuk ishte hedhur sot për votim. Do të ishte mirë që qeveria e Britania e Madhe të na informojë sa më shpejt për hapat e ardhshëm”, shkruan ajo, pas lajmit për rrëzimin e marrëveshjes së Johnson me BE.

Me votimin e së shtunës, Parlamenti britanik me 322 vota pro dhe 306 kundër e detyron tashmë Johnson të kërkojë një tjetër shtyrje të datës për Brexit deri më 31 janar të vitit 2020. Oliver Letwin, një deputet i cili u përjashtua nga partia konservatore  e Johnson muajin e kaluar, propozoi të refuzohet marrëveshja derisa i gjithë legjislacioni i kërkuar për zbatimin e projekt-ligjit, të miratohet nga Parlamenti.



Skip to toolbar