Shpërthen bombola e gazit, banesa shkrumbohet nga zjarri

AKTUALITET


Një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen “Lirim” në qytetin e Vlorës si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të plagosur, por janë shënuar vetëm dëme materiale.

Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Banorët janë alarmuar pasi shpërthimi i bombolës së gazit ka qenë shumë i fuqishëm.



Skip to toolbar