Trafiku i drogës, 200 policë shkundin portin e Durrësit

AKTUALITET


Forca të shumta të policisë kanë zbarkuar të premten në portin e Durrësit, pas dyshimeve për armë dhe trafik të lëndëve narkotike në disa kontejnerë.

Forcat e shumta të policisë kanë kryer kontrolle të imtësishme në automjete dhe në kontejnerë të ndryshëm.

Mbi 200 efektivë policie rrethuan portin e Durrësit dhe pas kontrolleve të shumta shoqëruan në komisariat dy persona të cilëve iu gjetën materiale të dyshimta në automjete.  Në krye të operacionit në port ishte drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, drejtori i Departamentit të Rendit Gjovalin Loka dhe drejtori i departamentit të Kufirit, Eduart Merkaj.

Ndërkaq pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe anijet e peshkimit, pasi dyshoheshin për kontrabandë karburanti.



Skip to toolbar