Brexit, BE bie dakord për shtyrjen, por nuk ka datë

BOTA


Ambasadorët e Bashkimit Evropian u pajtuan për shtyrje të daljes së Britanisë nga BE, por nuk do të vendosin për datën e saktë deri javën e ardhshme. Zëdhënësja e unionit Mina Andreeva, tha se puna për këtë çështje do të vazhdojë në ditët në vijim. Bisedimet u zhvilluan pasi britaniku, Sajid Javid, pranoi se afati i 31 tetorit për Brexit nuk mund të përmbushet. Kjo është shtyrja e tretë e afatit për kete proces

Ligjvënësit britanikë pritet të shqyrtojnë të hënën thirrjen e kryeministrit të tyre, Boris Johnson, për zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor. Britania ka vendosur të largohet nga BE-ja në një referendum të mbajtur në vitin 2016. Që atëherë vazhdojnë edhe negociatat për një marrëveshje mbi kushtet e divorcit.

Palët kanë arritur dy marrëveshje, por asnjëra nuk ka gjetur mbështetje të mjaftueshme në Parlamentin britanik. Kundërshtimet kanë të bëjnë kryesisht me politikat që do të zbatohen në kufirin me Irlandën, pas Brexit-it Britania është paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike nëse e lë BE-në pa marrëveshje.



Skip to toolbar