Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri nuk ka kursyer ironitë por as sulmet për kreun e PD Lulzim Basha, pas deklaratës së tij se PD del forcë e parë në sondazhe. Kulluri tha se kur gjendja është vërtet e keqe pritet të rrite dhe gënjeshtra. Kulluri tha se Basha duhet të dal e tu shpjegojë të gjithëve se si mund të rritet në sondazhe dhe përkrahje, kur ka dështuar në çdo zgjedhje dhe veprim që ka ndërmarrë. I njohur si një nga kritikët e fortë të kryedemokratit Basha dhe kërkon ri-ngritjen e PD, Kulluri u shpreh se për të gjitha dështimet e ndodhura në PD nuk e kanë fajin demokratët por kreu i saj Lulzim Basha.
“Sa më keq të jesh, rrit nivelin e gënjeshtrës që të shtysh kohën! A na shpjegon dot si rritesh kur dështon 3 herë radhazi në zgjedhje?! Pse nuk del në sheshe të tregosh mbështetjen kaq të madhe popullore që ke?! Nise nga jugu, aty ku prej 2 vitesh nuk të mblidhen as çereku i anëtareve të partisë (aktivët) në takime!
Më pas hajde në Tiranë dhe mbushi sallat në çdo degë e mos u fut nëpër lokale me 100 karrige! Na thuaj pak pse në përkujtimin e 2 Prillit në Shkodër në 2016(1 vit para zgjedhjeve) ishin a s’ishin 200 vetë në shesh ndërkohë që 100 e ca kishim ardhur nga Tirana? Pse në bllokimin e rrugës në Fier gjatë protestave nuk u mblodhën dot më shumë se 300-400 demokratë ndërkohë që degët e jugut kane rreth 10 mijë anëtarë!
Për këto s’e kane fajin demokratët, por ti! Të paktën kurseju talljen se sondazhet i dijnë vete ata.” shkruan Kulluri