Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e martë (nesër) në Greqi ku do të marrë pjesë në forumin BE-Liga Arabe. Kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun grek Kyriakos Mitsotaksis, me të cilin do të bisedojë për çështjet kryesore mes dy vendeve, siç është përparimi i Shqipërisë drejt BE-së, respektimi i të drejtave të minoritarëve grekë në Shqipëri dhe i emigrantëve shqiptarë në Greqi si edhe marrëveshja për kufijtë detarë e cila ka mbetur pezull.
Kryeministri Edi Rama do të mbajë edhe një fjalim në forumin e BE-Liga Arabe.
Pak kohë më herët kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim e homologun grek në New York. Për këtë takim mediet greke shkruan se homologu grek i kishte kërkuar Ramës respektimin e drejtave të minoritetit grek në Shqipëri dhe jo shpronësimeve në zonën e Himarës. Gjithashtu Greqia i kishte konfirmuar kryeministrit shqiptar se Greqia do të japë një PO me kushte për çështjen e negociatave.