Vidhte udhëtarët në urban, arrestohet “tmerri” i Tiranës së Re

AKTUALITET


Policia e Tiranës arrestoi të mërkurën një shtetas me inicialet M.Xh., 42 vjeç, i cili dyshohet se është autor i vjedhjes së udhëtarëve në transportin urban të Tiranës. Ky shtetas kishte vjedhur të paktën pesë persona në kohë të ndryshme, në urbanët e linjës së Tiranës së Re.

Policia, pas këqyrjes të disa materialeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, arriti të identifikojë autorin e vjedhjes së portofolave, të paktën në pesë raste. Konkretisht, janë dokumentuar pesë vjedhje të ndodhura në periudha kohore të ndryshme ndaj shtetasve: S.J., dhe B.D., në datë 28 tetor.

Më herët, është dokumentuar vjedhja e portofolit të shtetasve: D.S., datë  5 mars, M.K., datë 24 mars dhe Xh.L., datë 2 maj, të gjitha gjatë këtij viti. Ndërkohë, veç personit të arrestuar, është shpallur në kërkim dhe një 65-vjeçar me inicialet V.J., i cili gjithashtu dyshohet se është bashkautor për këto vjedhje. Të dy personat kanë qenë më parë të dënuar për veprën penale të vjedhjes.



Skip to toolbar