Lubonja: Nuk ka arsye që PD të fitojë, vetëm nëse njerëzit mërziten me Ramën

#NËRADAR


Analisti Fatos Lubonja ka qenë kritik i fortë me Partinë Demokratike, duke shprehur një shqetësim të madh në Real Story, pasi sipas tij, deri tani opozita nuk ka bërë asgjë për qytetarët dhe e vetmja arsye që ata mund të fitojnë zgjedhjet është që të heqim Ramën dhe të vendosim prapë Berishën.

“Unë jam dakord se aksioni opozitar ishte i rëndësishëm, por kam pasur disa shqetësime për daljen nga parlamenti. Ju keni dalë për ndërkombëtarët, jo për shqiptarët. Që t’i thoni ndërkombëtarëve na krijoni ne mundësi se ky nuk është vend normal. Ata donin stabilitetin të parin e pastaj dolën te 9 kushte gjermane. Po t’i shikosh me detaje ato nëntë kushte janë gjëra formale që nuk kanë të bëjnë fare me sistemin. Ato janë gjëra që i bën fare mirë Edi Rama dhe të mos ndodhë asgjë këtu dhe nuk do të vijnë ndërkombëtarët të çlirojnë vendin për ju. Prandaj aksioni politik ka sjellë një sensibilizim te ndërkombëtarët, një plus për opozitën për të hyrë në zgjedhje, por jo një zhvillim pozitiv për shqiptarët dhe te aksioni për shqiptarët jeni përsëri aty ku keni qenë, nuk keni ndryshuar asgjë thelbësore, qoftë për të kaluarën që nuk keni mbajtur asnjë përgjegjësi. Pra nuk i jepni shqiptarëve një gjë plus, e vetmja gjë që ju keni, ka shkruar Michael Murr një artikull ‘Pse duhet të fitojë Trump’, ku ka dhënë pesë arsye dhe më ka mbetur në mëndje një prej tyre, ‘Efekti final’, ku një nga zonat në SHBA ishin aq të mërzitur, aq të lodhur, ku të gjejmë njeriun më të keq, t’ia japim votën atij vetëm për të ndëshkuar këta. Vetëm ky efekt mund të shpëtojë PD-në, Pra edhe një herë të vijë Sali Berisha që të ikë Edi Rama. Sepse normalisht për të thirrur shqiptarët në një besim, ju nuk e keni”, deklaroi Lubonja.



Skip to toolbar